Vera 2026 në Shkup do të mbyllet me një koncert të madh nga Young Dadi
Një nga sezonet më spektakolare të koncerteve verore në historinë e Maqedonisë së Veriut do të kulmojë me një ngjarje të veçantë muzikore. Avalon International Booking ka njoftuar se pas koncerteve të artistëve Black Coffee dhe Duran Duran, vera 2026 do të përmbyllet me yllin e ri maqedonas Young Dadi. Ky koncerti do të mbahet më 12 shtator në SC Jane Sandanski, Shkup.
Për herë të parë, Young Dadi do të performojë live i shoqëruar nga një bend, në një spektakël multimedial të pasuruar me elemente moderne produksioni dhe vizuale, duke sjellë në një skenë të vetme hitet e tij më të mëdha, mysafirë specialë dhe një koncept të ri kreativ.
Organizatorët bëjnë të ditur se ky koncert nuk do të jetë vetëm një retrospektivë e sukseseve të deritanishme të artistit, por edhe një paralajmërim i kapitullit të ardhshëm të karrierës së tij. Këngë të reja, projekte të reja dhe sfida edhe më të mëdha janë në horizont për artistin që ka fituar zemrat e publikut në mbarë vendin.
Për këtë rast të veçantë, në skenë do t’i bashkohen edhe mysafirë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij muzikor që nga fillimet, si dhe miq e bashkëpunëtorë nga rajoni, të cilët gjatë viteve kanë kontribuar në historinë e suksesit të tij.
Megahiti i tij “Lidija”, që numëron miliona shikime dhe dëgjime, është kthyer në një fenomen të vërtetë muzikor dhe kulturor, duke e pozicionuar atë ndër artistët e rinj më me ndikim dhe më të dëgjuar në Maqedoni.
Biletat do të dalin në shitje nga e mërkura (3 qershor) në ora 10:00 paradite online në avalonbooking.mk dhe në rrjetin e shitjes së karti.com.mk në mbarë Maqedoninë./Alsat.mk.








