Vërshimet, Elmazi: Ekipet kompetente janë në fazë përfundimtare për vlerësimin e dëmeve
Vërshimet, Elmazi: Ekipet kompetente janë në fazë përfundimtare për vlerësimin e dëmeve
Kreu i Komunës Sarajit, tha se situata me vërshimet në Saraj është e qëndrueshme, ndërsa ekipet kompetente janë në fazë përfundimtare për vlerësimin e dëmeve, dhe javën e ardhshme, sipas Muhamed Elmazit, raporti do të dorëzohet në qeveri, për dëmshpërblimin e banorëve.
“Tash është faza përfundimtare ku Komisioni për vlerësim e bën vlerësimin e dëmeve dhe të njëjtat do të dorëzohen në Qeveri, për t’ju kompensuar të gjithë banorëve dëmet nga vërshime… Ajo është me urdhër dhe vendim të qeverisë, aty nuk e dimë ne përfundojmë javën e ardhshme”, deklaroi Muhamed Elmazi, Kryetar i Komunës së Sarajit. /Alsat.mk








