Verstapen: Të fitojmë sërish, për të shlyer zeron në Australi

Gara e fundit në Australi, që u mbyll me një fitore të dyfishtë të Ferrari dhe tërheqjen e Maks Verstapenit, bëri që botërori i Formula 1 të jetë mjaft i ekuilibruar. Kampioni i botës ka vetëm 4 pikë avantazh ndaj Sharll Leklerkut, ndaj gara e radhës në Japoni pritet me interes për të parë gjendjen e dy skuadrave.

Moti mund të rezervojë disa surpriza, pasi parashikohet kohë me shi, që sigurisht nuk është diçka e re në pistën e Suzuka, ku Verstapen ka fituar dy vitet e fundit.

 

“Synimi është të fitojmë sërish për të shlyer zeron në Australi. Suzuka është një pistë fantastike për të garuar. Gara e fundit në Melburn ishte e pafat dhe këto gjëra ndodhin në sportin tonë. Ne po vinim nga nëntë fitore radhazi, një seri e jashtëzakonshme. Ekipi është i sigurtë për një paraqitje të mirë në pistën e Suzuka. Është një pistë ikonë dhe është gjithmonë kënaqësi të garosh aty”, tha Verstapen.

 

“Pista ka shumë kthesa me shpejtësi të lartë dhe degradim të lartë të gomave, ndaj duhet të sigurohemi që të optimizojmë performancën tonë aty ku është e mundur. Veçanërisht me parashikimin e shiut për këtë fundjavë. Mezi pres të kthehem në makinë dhe të jem gati të luftoj për fitore këtë fundjavë”, u shpreh holandezi i Red Bull.

LEXO EDHE:

Back to top button