Vetëm dhjetëra raste aktive me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.526, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkaq, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456. Gjatë orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 4 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.018, dhe raste aktive aktualisht janë 52.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.513 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 812.299 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button