Vetëm një ligj nga pakoja V arriti në Kuvend , Bytyqi paralajëmron konsultime për ligjin për borxhet

Dhjetë nga gjithsej 29 masat e përfshira në pakon e pestë të masave ekonomike do të duhet të shndërrohen në zgjidhje ligjore dhe të votohen nga deputetët që të jenë në dispozicion të biznesit. Deri më tani, Qeveria ka dorëzuar në Kuvend vetëm një propozim-ligj për mbështetjen financiare për pagat e shkurtit dhe marsit si masë prioritare për kompanitë. Masa për shlyerjen e normave të interesit të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike nuk është përcaktuar ende.

Zgjidhja ligjore për shlyerjen e normës së interesit është ende në konsultim e sipër në të gjitha nivelet me ndërmarrjet komunale publike, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe organet drejtuese për të gjetur qasjen më të lehtë që kjo zgjidhje të jetë operative, por edhe në promovim kemi thënë se pritja jonë është që kjo masë duhet të operacionalizohet diku në muajin mars, prill -tha Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër i Çështjeve Ekonomike.

Ligji për ndihmën financiare për pagat pritet t’i dorëzohet komisionit për financa dhe buxhet javën e ardhshme. Bytyqi është optimist se masat do të miratohen nga Kuvendi në kohën e duhur, megjithëse javët e fundit Kuvendi heq të zitë e ullirit për të siguruar kuorum. Nga ana tjetër, sindikatat, odat ekonomike, punëdhënësit me padurim presin fillimin e masave, sepse çdo vonesë ka ndikim negativ në ekonomi.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button