VIDEO / Ademi shënon, Dinamo në finale të Kupës

Kapiteni i Dinamo Zagrebit vazhdon të shkëlqejë te skuadra kroate, duke u regjistraur sërisht në listën e golashënuesve.  Në përballjen e gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë, Arian Ademi shënoi golin e fundit në fitoren 4-1 ndaj skuadrës së Goricës, me çka siguroi kualifikimin në finale.

 

 

Mirëpo mysafirët ishin ata që hapën rezultatin në minutat e para të ta takimit, ndërsa Dinamo barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë dhe me këtë rezultat u mbyll takimi. Në kohën shtesë Dinamo shënoi edhe tre gola, ndërsa ai i fundit ishte vepër e Arian Ademit. Kujtojmë se në finale, Dinamo Zagrebi do të përballet me Istrën, që më parë eliminoi Rijekën.

LEXO EDHE:

Back to top button