Shahpaska; Qendrat Tregtare do të punojnë edhe të dielën, por me kushte të posaçme

Pasi që pas diskutimeve u arrit marrëveshje mes Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së ekonomisë QT të punojnë edhe të dielën, ministrja e punës, KJagopda Shahpaska më emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike”  në Alsat, tha se sipas marrëveshjes së arritur, QT nuk do punojnë me dy turne, ndërsa punëtorët do kenë përfitime shtesë.

- Advertisements -

Qendrat tregtare do punojnë një ndërrim, nga ora 10 deri 18, dhe do marrin kompensim prej 100% mëditje të rritur, do kenë të drejtë pushim një ditë në javë që do e shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme. 2% nga qarkullimi i tyre ditën e diel ta paguajnë në buxhetin e shtetit”, tha Shahpaska duke shtuar se këto mjete do të investohen në ndërtimin e çerdheve.

LEXO EDHE:

Back to top button