(Video) Aeroplani bën ulje emergjente, kjo është arsyeja
Një pasagjer ka filmuar një gjarpër i cili ishte brenda pjesës së sipërme të një aeroplani, duke shkaktuar ulje emergjente.
Incidenti ndodhi në bordin e një fluturimi të AirAsia nga kryeqyteti i Malajzisë Kuala Lumpur i drejtuar për në qytetin Tawau në fillim të kësaj jave, shkruan DailyMail.
Fluturimi u devijua shpejt në qytetin malajzian të Kuching pasi gjarpri u pa nga pasagjerët mbi kokat e tyre.
Pamjet e postuara në TikTok tregojnë siluetën e gjarprit duke udhëtuar përgjatë një ndarjeje të ndezur lart pranë dritës së pasagjerëve.
Pasi piloti kishte bërë uljen emergjente, pasagjerët u transferuan në mënyrë të sigurt në një fluturim tjetër dhe udhëtuan në Taëau.
Nuk dihet se si zvarraniku hipi në aeroplan apo nëse ishte kafsha e dashur e një prej pasagjerëve.








