VIDEO /Bilbaos i mjaftuan golat e Garsias për të mundur Realin

Barcelona dhe Atletik Bilbao do të luajnë në sfidën finale të Superkupës së Spanjës. Kjo e fundit, në gjysmëfinalen e dytë, mundi Real Madridin me 2-1. Raul Garsia hapi rezultatin në minutën e 18-të, para se të shënojë golin e dytë në minurën e 37-të, por nga pika e bardhë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në vazhdim sfida e gjysmëfinales solli më shumë intensitet në lojë dhe trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, reagoi me zëvendësime dhe kjo duket se e freskoi lojën e “Los Blancos”. Karim Benzema shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 73′ të ndeshjes, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë dallimin. Atletik Bilbao do të ndeshet me Barcelonën, të dilën në mbrëmje, në finalen e Superkupës së Spanjës.

LEXO EDHE:

Back to top button