VIDEO/ Boston Seltiks bën mrekullinë dhe barazon serinë me Majamin

Skuadra e Boston fitoi 104-103 ndaj Majamit në finalen e gjashtë play off në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Ajo që dukej e pamundur tashmë është bërë realitet, pasi Boston arriti të barazojë serine, teksa ishte në disavantazh 0-3, pas tri takimeve të para.

Madje fitorja e sotme është edhe më e pabesueshme, pasi erdhi kur duhej edhe 0.1 sekondë që të përfundonte koha e rregullt. Uajt shënoi pikët vendimtare nw këtë takim, duke siguruar fitoren skuadrës mysafire, ndërkohë që edhe pamjet televizive konfirmuan se koshi ishte i rregullt.

Bostoni besoi deri në fund te fitorja dhe ia doli mbanë, ndeshje ku për miqtë u dalluan Tatum me 31 pikë e 12 kwrcime, ndërsa për Majamin, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Batler 24 pikë e 11 kërcime), por që s’mjaftuan. Ndeshja e shtatë dhe e fundit luhet në fushën e Bostonit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button