VIDEO / Bruno Fernandes, shkruan histori në Premierligë

Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë, pasi kishte regjistruar paraqitje fantastike, duke shënuar 3 gola dhe  4 asiste.  Për portugezin është çmimi i katërt që e pranon në një vit kalendarik , që më parë askujt nuk i ka shkuar për dore në historikun e Premierligës. Tani vetëm pesë lojtarë në histori të Premierligës janë shpallur lojtari i muajit më shumë se Fernandes, por sigurisht me kohë më të gjatë qëndrimi. Runi dhe Van Persie kanë nga pesë çmime, Kejn dhe Zherard me nga gjashtë dhe në fund Kun Aguero, i cili ka shtatë çmime dhe qëndron në vendin e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button