VIDEO/ Diaz befason gjermanët, Mançester Siti një hap më afër çerekfinales

Skuadra e Real Madridit  vuan por ia del në “Red Bull Arena” , duke marrë kështu një fitore 0-1 në aktin e parë të Ligës së Kampionëve. Sfida filloi “zjarr” për vendasit, të cilët realizuan me Seskon. Festa ishte e përkohshme, pasi arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje. Në minutën e 15-të, Henrih provoi nga distanca, por goditja e tij ishte qëndrore. Pak më vonë, “Los Blankos” u kundërpërgjigjën me Toni Kroosin. Sesko mbetej rrezik konstant për mysafirët.

Sulmuesi i Laipcigut iu afrua ndjeshëm golit në gjysmën e pjesës së parë, gjithsesi vetëm rrjetë e jashtme. Në të 32-tën, një gabim i Mendit në prapavijë mund t’i kushtonte shumë “galaktikëve”, me gjermanët që shpërdoruan rastin. Një perlë e Brahim Diaz mahniti stadiumin në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë kështu Real Madridit komoditet për ndeshjen e kthimit.

Në sfidën tjetër, Mançester Siti triumfoi 1-3 ndaj Kopenhagës në “Parken Stadium”. Kampionët e Europës shënuan me De Brujne pas 10 minutash lojë. Skuadra daneze vendosi ekuilibrat në minutën e 33-të me Matsonin, falë një gafe të portierit mysafirë Ederson.

Atëherë kur skuadrat po përgatiteshin të shkonin në dhomat e zhveshjes, Bernardo Silva riktheu epërsinë te ekipi i Guardiolës. SKuadra angleze dominoi edhe në pjesën e dytë dhe thelloi shifrat në fund me Foden.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 6 mars në Mançester dhe Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button