VIDEO / Festa e Ronaldos, sërish hap debate në Arabinë Saudite

Al-Nassr arriti në finalen e Kupës së Kampionëve të klubeve arabe për herë të parë në histori dhe festimi i golit fitues nga Kristiano Ronaldo shkaktoi shumë polemika në Arabinë Saudite.

Al-Nassr mundi Al-Shorta të Irakut me rezultat 1:0 në gjysmëfinale dhe Ronaldo shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga një penallti në minutën e 75-të.

Portugezi e festoi golin me markën e tij “Siuuu!”, por para se të bënte kthesën e tij të famshme në ajër, Ronaldo e bëri kryqin apo ‘aktin e pagëzimit’, gjë që zakonisht nuk e bën. Lëvizja e tij shkaktoi polemika të shumta në Arabinë Saudite, një vend ku Islami është feja mbizotëruese.

Sipas ligjit saudit, fetë e tjera lejohen nëse ritualet kryhen në shtëpi, ndërsa është rreptësishtë e ndaluar praktika e feve të tjera në publik, duke përfshirë edhe vetë aktin e pagëzimit.

Përderisa disa besojnë se Ronaldo e bëri këtë sepse i intereson shumë goli që shënoi, dhe se falënderoi Zotin në këtë mënyrë, të tjerë besojnë se është një provokim i pastër, duke qenë se ai nuk është ‘kryqëzuar’ kurrë më parë në festimet e golave të tij dhe për të testuar tolerancën e sauditëve. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bën lëvizje që shkaktojnë shumë polemika në publik.

Në muajin mars, ai kapi organin e tij gjenital pas ofendimeve nga tifozët në tribuna, dhe vetëm një muaj më vonë, ai ra në sexhde teksa festonte një gol.

LEXO EDHE:

Back to top button