Për shkak të motit jo të qëndrueshëm pësuan shumë të mbjella, sidomos cilësia e tyre

Për shkak të motit jo të qëndrueshëm pësuan shumë të mbjella, sidomos cilësia e tyre

Gazetare: Ajnure Bafqari

Për shkak të motit jo të qëndrueshëm pësuan shumë të mbjella, sidomos cilësia e tyre. Këtë vit rendimenti i grurit dhe miellit ka qenë më i ulët, por meqë kishte sipërfaqe më të madhe të tokës së mbjellë me grurë, nuk do të ketë dallim të madh në sasinë e përvitshme.

Duke u nisur nga fakti se ndryshimet klimatike ndikuan në rënien e cilësisë së grurit, edhe rendimenti ishte më i ulët. Por, prapë se prapë nuk ka ndryshim të madh në sasinë e përvitshme, pasi sivjet sipërfaqja e mbjellë me grurë ka qenë më e madhe se vitet e kaluara dhe përfshiu rreth 78 mijë hektarë,” thuhet nga Ministria e Bujqësisë.

Por nga Ministria e Bujqësisë thonë se sikurse çdo vit tjetër, edhe sivjet do të paraqitet nevoja për importim të rreth 100 mijë tonë grurë ose miell.

“Rendimenti mesatar për grurë në Maqedoninë e Veriut viteve të fundit ka qenë rreth 360 000 tonë, ndërsa nevojat tona për grurë janë rreth 30 000 tonë në muaj, që nëse e llogarisim, del afërsisht sa edhe rendimenti nga të mbjellat. Por, duke pasur parasysh se i tërë gruri nuk është i destinuar vetëm si ushqim për njerëzit, paraqitet nevoja e përvitshme për importim të rreth 100 000 tonë gruri ose mielli,” thanë nga Ministria e Bujqësisë.

Viteve të kaluara në Maqedoninë e Veriut mbilleshin prej 75 deri në 76 mijë hektarë grurë. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button