VIDEO/ Fjuri konfirmon: Rrini gati, më 29 prill vjen sfida më e madhe në boks

Boksieri britanik Tajson Fjuri ka pohuar se përballja e tij prë unikfikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë ndaj Oleksandr Usyk do të zhvillohet më 29 prill në  stadiummin “Umbli”. Pavarësisht se Usyk mban tre nga katër titujt e peshave të rënda, ai do të marrë vetëm 30% të të ardhurave, ndërsa Fury do të marrë 70%.

“Gypsy King”, përmes një mesazhi në rrjetet sociale kërkoi të hiqet klauzola e revanshit, e përfshirë në kontratën e tyre të duelit të 29 prillit. Stafi i Usyk u shpreh se britaniku ka frikë dhe se po bën lojëra që kjo përballje të moszhvillohet. Gjithsesi, Fjuri zbuloi se kampi i tij stërvitor ka filluar zyrtarisht të mërkurën.

 

“Përshëndetje! Sado argëtuese kanë qenë ditët e fundit, duke terrorizuar Usyk dhe ekipin e tij, të mërkurën kam nisur kampin stërvitor dhe do të bëj ndërprerje, siç bëj gjithmonë në rrjetet sociale. Të tjerët do të drejtojnë llogarinë time në Instagram, duke ju mbajtur të gjithëve të përditësuar për përparimin tim në stërvitje dhe se si po shkon gjithçka”, tha Fjuri.

 

“29 prilli është padyshim një ditë pune për mua, do t’ju shoh të gjithëve atë natë në Ëembley. Rrini gati, pasi kjo është sfida më e madhe në historinë britanike të boksit, lufta e shekullit. Dy kampionë të pamposhtur të peshave të rënda caktojnë për të parë se kush është numri 1 në këtë Divizion. Do të shpallim kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Paqe e stërvitje të mbarë për Usyk, le të fitojë më i miri”, tha Fjuri

 

LEXO EDHE:

Back to top button