MPB: 55 gjoba ndaj transportuesve të nxënësve

MPB: 55 gjoba ndaj transportuesve të nxënësve

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle ndaj automjeteve që të transportojnë nxënësit e shkollave, me çrrastë janë shqiptuar 55 gjoba.

“Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 55 kundërvajtje rrugore, nga të cilat gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mjet të paregjistruar dhe 21 automjete janë dërguar për kontroll teknik”, thuhet në njoftimin e MPB.

Sipas MPB-së kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të rritur sigurinë e transportit të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button