Arrestohen dy persona në Tetovë, kjo është arsyeja

Arrestohen dy persona në Tetovë, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona, njëri nga Kratova dhe njëri nga Shkupi të cilët dyshohen për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë dje mbrëma (15-mars) rreth orës 23:55, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.K.(31) nga Kratova dhe T.D.(22) nga Shkupi, tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar marijuhanë dhe kokainë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button