VIDEO/ Gjyqtari i finales, “praktikon” dhënie e kartonit të verdhë para pasqyrës?!

" "

Gjyqtari që drejtori finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti është bërë një sensacion në rrjetet sociale pasi rutina e tij e çuditshme para ndeshjes u zbulua në pamjet të rralla. Mançester Siti siguroi tripletën duke mposhtur Interin më 10 qershor në Stamboll. Rodri shënoi golin e vetëm të lojës, ndërsa Pep Guardiola i dha fund pritjes 12-vjeçare për të marrë trofeun për herë të tretë

Zyrtari i ndeshjes për atë finale ishte caktuar polaku Szymon Marçiniak. Dhe ai me gjasë tani e ka parë vetën në Twitter, pasi videoja nga prapaskenat u shpërnda në internet. Gjatë pamjeve, Marçiniak është parë duke treguar kartonat e verdhë në pasqyrë përpara fillimit të ndeshjes brenda hapësirave të stadiumit “Ataturk”.

 

Një tifoz reagoi duke komentuar: “Video fantastike e re nga Man. Sitit në prapaskenat e finales së Ligës së Kampionëve, megjithatë pika ime kryesore është ngrohja e gjyqtarit duke praktikuar teknikën e kartonit të verdhë”.

LEXO EDHE:

Back to top button