VIDEO/ Gruaja britanike i kërkoi ta puthte, reagimi epik i Princit William

VIDEO/ Gruaja britanike i kërkoi ta puthte, reagimi epik i Princit William

“A mund të më japësh një puthje, William ?”, një grua britanike e pyeti Princin e Uellsit gjatë vizitës së tij në Cornwall.

Ai është ndjerë në siklet dhe ka shpërthyer në të qeshura, siç shihet në videon që gazeta britanike Daily Mail ka hedhur në faqen e saj.

Duke vazhduar daljet e tij publike, trashëgimtari i fronit britanik dukej i relaksuar edhe duke treguar aftësitë e tij në volejboll.

Kamera e kapi Williamin duke luajtur volejboll në Fistral Beach ndërsa turma e priti me krahë hapur. Madje ai pranoi të bënte ‘selfie’ me ata që e pyesnin dhe bisedoi me banorët, të vegjël e të mëdhenj. Ai gjithashtu deklaroi se ishte tunduar të bënte sërf.

LEXO EDHE:

Back to top button