Shefi i OKB-së: Një sulm masiv tokësor i Izraelit në Rafah do të shkaktonte krizë humanitare

Shefi i OKB-së: Një sulm masiv tokësor i Izraelit në Rafah do të shkaktonte krizë humanitare

Duke folur gjatë një vizite në Nairobi të Kenias, shefi i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se një sulm masiv tokësor i Izaelit në Rafah do të sfumonte përpjekjet për të mbështetur njerëzit teksa afrohet kriza humanitare.

“Ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive me të gjithë të përfshirët për rifillimin e hyrjes së furnizimeve për shpëtimin e jetës – duke përfshirë karburantin e nevojshëm dëshpërimisht – përmes kalimeve Rafah dhe Kerem Shalom Karem Abu Salem,” tha Guterres, duke përsëritur thirrjet e tij për një armëpushim.

Trupat izraelite janë duke luftuar me radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rafah, në jug të Gazës, ku një sulm me raketa dhe një inkursion izraelit më herët gjatë kësaj jave çuan në mbylljen e pikëkalimeve kufitare, prej ku hyjnë ndihmat e nevojshme humanitare.

Po ashtu beteja janë duke u zhvilluar në zonën Zeitun, në periferi të Qytetit të Gazës, në pjesën veriore të territorit.

Në një deklaratë të premten, ushtria izraelite tha se ka lokalizuar disa tunele në lindje të Rafahut, afër kufirit me Egjiptin dhe ka eliminuar radikalët “gjatë luftimeve në distancë të afërt dhe përmes sulmeve ajrore”.

LEXO EDHE:

Back to top button