VIDEO / Interi me përmbysje ndaj Sasolos, deri te pozita e dytë

Skuadra e Interit ka triumfuar ndaj Sasuolos, duke e përmbysur rezultatin pas pjesës së parë. Vendasit  hapën sfidën nëpërmjet Domeniko Berardit, i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 22-të dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Interi i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë skuadrës kundërshtare, duke e barazuar rezultatin nëpërmjet Edin Xhekos në minutën e 58-të, nga një asistim i Perishiçit. Golin e fitores për ‘zikaltrit’ e realizoi Lautaro Martinez i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 78-të.

Kjo është hera e tretë radhazi në Serie A që Interi gjendet në disavantazh pas pjesës së parë, por arrin të evitojë humbjen, duke fituar paraprakisht ndaj Fiorentinës, dhe barazuar me Atalantën.

Interi me këtë fitore pozicionohet i dyti në tabelë, me 16 pikë të mbledhura, me pesë fitore e dy barazime pas shtatë xhirosh.

LEXO EDHE:

Back to top button