" "
Kliton Pira, 26-vjeçari nga Dibra që tronditi sot Tiranën me krimin e dyfishtë, në mediat sociale shfaqej shumë i dashuruar.
Në profilin e tij në mediat sociale, Pira ka publikuar shumë fotografi me 31-vjeçaren, Jawsackie Jaboah, dhe i ka shprehur dashurinë.

Në një foto ku është tashmë me 31-vjeçaren i riu falënderon Zotin që është në krah të saj. “Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë Bukuroshe”, shkruante i riu.

Ndërsa në një postim tjetër ka shkruar, “Unë premtoj se do ta trajtoj zemrën tuaj me kujdes dhe ruaj atë me dashuri”








