VIDEO / Suarez për herë të parë shënon ndaj Barcelonës

Skuadra e Atletiko Madridit ka arritur të fitoj derbin e xhiros së tetë ndaj Barcelonës me rezultat të “pastër” 2-0. Të dy golat e takimit u shënuan gjatë pjesës së parë, fillimisht me anë të Tomas Lemar (23′), dhe Luis Suarezit (44′).

Goli i Suarezit nënkupton që uruguajani tani i ka shënuar të gjitha skuadrave ndaj të cilave është ballafaquar në La Liga (31/31).

Kjo është humbja e parë e Barcelonës në La Liga, duke mbetur aktualisht në pozitën e 10-të me 12 pikë të mbledhura në shtatë xhiro, derisa Atletiko është në pozitën e dytë, me 17 pikë të mbledhura.

LEXO EDHE:

Back to top button