VIDEO / Lojtarët e Perusë përleshen me policinë, arrestohet portieri

Një skandal ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madridin me futbollistët e kombëtares së Perusë me policinë. Kombëtarja e Perusë ka zbarkuar në Madrid për ndeshjen miqësore që sot luan me Marokun në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’.

Por një skandal ka ndodhur teksa futbollistët e  Perusë janë përleshur me policinë spanjolle para hotelit ku po qëndronin. Teksa futbollistët ishin duke u përshëndetur me tifozët e tyre, autoritet spanjolle ndërhynë dhe nga ky moment nisi përleshja me futbollistët që kundërshtuan forcat e rendit.

Si pasojë e rrëmujës së krijuar u arrestua portieri i kombëtares peruane, Pedro Gallese. Ky i fundit përfundoi në stacionin e policisë në Madrid, aty ku pas disa minutash u la i lirë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button