VIDEO / Majkëll Smit, kampion i ri botëror në pikado

Majkëll Smith është kampioni i ri botëror në garën e pikados. Në finalen e madhe, 32-vjeçari Smith mundi Majkëll van Gervenin nga Holanda me 7:4 në sete dhe arriti për herë të parë në fronin planetar të këtij sporti.

Ishte finalja e tretë dhe titulli i parë botëror për Majkëll Smitin, pas humbjes në vitin 2019 dhe 2022, ndërsa holandezi ka tre tituj të fituar në gjashtë finalet e zhvilluara.

Dueli për titull ishte fantastik, tifozët u kënaqën dhe krijuan një atmosferë të pabesueshme, që nuk mund të përjetohet në shumë sporte më të njohura. Momenti më i mirë i finales ishte në setin e dytë, kur dy finalistët ishin një hap larg përfundimit të përsosur të setit. Mirëpo Van Gerven kshte tetë gjuajtje të shkëlqyera, por humbi të nëntën, një gjë të cilën e shfrytëzoi Smit, i cili e përfundoi serinë me goditje perfekte.

LEXO EDHE:

Back to top button