" "
Skuadra e AC Milan ka bërë publike fanellën e parë për edicionin e ri 2021/22. “Rossonerët” do vazhdojnë të mbajnë ngjyrat kuq dhe zi, derisa fanella është e krijuar nga “Puma.
Përmes një video në “Tuitter”, Milani ka publikuar fanellën që do mbajnë për ndeshjet si vendas në sezonin tjetër.
Introducing the Milan state of mind: here's our new @pumafootball 2021/22 Home Shirt 🔴⚫ #MoveLikeMilan #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) May 11, 2021
Ndërkohë, kuqezinjët vazhdojnë të garojë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ku u duhen të fitojë dy ndeshjet e radhës.








