VIDEO / Muçi dhe Çelhaka, festojnë me trofeun e Kupës së Polonisë

Futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka festojnë për herë të parë Kupën e Polonisë. Legia e Varshavës, pjesës e së cilës janë dy futbollistët shqiptarë, triumfoi në finale ndaj Rakov (kryesuesja e Esktraklasa) pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në këtë finale, Muçi u aktivizua titullar (u zëvendësua në minutën 43-të nga një mbrojtës për arsye teknike), ndërsa Çelhaka u hodh në fushë në minutën e 85-të. Duhet theksuar se Legia luajti që nga minuta e gjashtë me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Riberio u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, skuadra kryeqytetase ia doli ta ruante të paprekur rrjetën e portës së saj, për të triumfuar në goditjet e penalltive 6-5. Futbollistët e Legias i realizuan të gjitha goditjes, ndërsa në serinë e gjashtë dështoi Vdoviak i Rakovit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button