VIDEO/ Një mbrojtës bën bomberin dhe eliminon Austrinë e Rangnikut

Dy gola të qendërmbrojtësit Merih Demiral, i kanë siguruar sot Turqisë biletën për në çerekfinalet e Euro 2024. Skuadra turke mundi me shifrat 2-1 Austrinë, duke prenotuar një duel të ethshëm në çerekfinale përballë Holandës.

Skuadra turke gjeti golin që në minutën e parë të ndeshjes së sotme falë një goditje këndi ku qendërmbrojtësi u shfaq si një gjahtar zone me devijimin e tij. Austria u mundua të kthente ndeshjen në shina, duke krijuar lojë e raste, por goli do të vinte përsëri nga turqit, po me Demiral, këtë herë me një goditje me kokë.

Grigoritsh shkurtoi diferencën më pas për ekipin austriak, duke bërë që minutat e mbetura të ishin të ethshme dhe më raste deri në sekondat e fundit. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe Turqia siguroi biletën për në fazën tjetër të turneut.

LEXO EDHE:

Back to top button