VIDEO / Përleshje mes francezëve e marokenëve, vritet një fëmijë 14-vjeçar
Një humbje e keqe pasoi pas përfundimit të gjysmëfinales Francë-Marok (2-0 ) në rrugët e Montpelljes në Francë.
Tifozët e dy skuadrave kanë nisur përleshjet trup më trup, duke lëshuar dhjetëra fishekzjarrë, me përleshjet që janë përshkallëzuar. Kujtohet se autoritetet franceze kishin shprehur frikën e tyre për këtë mundësi, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve marokenë në territorin francez.
Prefekti i rajonit Ero, Hus Mutou, njoftoi herët të enjten se një fëmijë i vogël kishte vdekur.
“Një fëmijë i ri u godit në Montpelje nga një shofer pas gjysmëfinales. Ai vdiq pak pasi u dërgua në urgjencën e spitalit. Mjeti ndodhet pranë ngjarjes, ndërkohë që po vijon hetimet nga policia”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Eros-it./abcnews/
#freedom4U#Moroccans rioting in #Montpellier surround a #French supporters car before ripping the flag off it, the French driver plows through them and speeds off. pic.twitter.com/gLsfJenKpv
— Greg Sayle (@freedom4UU) December 14, 2022