Video/ Peshku sulmon dhe “kafshon” gruan që pretendonte të ishte një sirenë në një akuarium në Kinë

Video/ Peshku sulmon dhe “kafshon” gruan që pretendonte të ishte një sirenë në një akuarium në Kinë

Një episod i rrallë që i ka ndodhur një gruaje në një akuarium në Kinë duke u sulmuar nga një peshk, është regjistruar nga dëshmitarët.

Në videon e parkut Primitive Xishuangbanna, “sirena” 22-vjeçare Masha shihet duke notuar mes peshqve, teksa në një moment njëri prej tyre e ka sulmuar dhe “kafshuar”.

Sipas Daily Mail, peshku ka kapur syzet dhe kapësen e hundës së 22-vjeçares, duke i dëmtuar kokën, qafën dhe syrin.

Mediat ruse shtojnë, në fakt, se 22-vjeçarja u detyrua të zhytet përsëri në pishinë menjëherë pas sulmit dhe plagosjes së saj.

 

 

Sipas të njëjtave burime, dëmshpërblimi që i është dhënë ka qenë vetëm 93 euro, por asaj i është ndaluar të flasë publikisht për ngjarjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Akuariumi në fjalë pret peshq nga lumenjtë Mekong dhe Yangtze, por specia që sulmoi “sirenën” nuk është specifikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button