VIDEO / Presidenti Zhang prezantoi Lukakun, do të vesh fanellën me numër 90!

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka zyrtarizuar rikthimin e Romelu Lukakut nga tarraca e selisë së Nerazzurrëve. Sulmuesi belg është gati për aventurën e dytë si zikaltër pas 3 vitesh. Zhang dhe Lukaku kana zhvilluar një bisedë të shkurtën pas firmosjes së kontratës, me palët që janë të lumtur për bashkëpunimin mes tyre.

 

 

 

Biseda mes Lukakut dhe Zhang e publikuar në Tëitter nga klubi i Interit:

Zhang- Përshëndetje të gjithëve, unë jam në tarracën qendrore të Interit dhe shikoni se kush është këtu.

Lukaku- Unë jam kthyer, djema.

Zhang- Big Rom është kthyer, a je i lumtur?

Lukaku- Jam shumë i lumtur, faleminderit për besimin.

Zhang- A ju kujtohet tre vjet më parë? Këtu lart?

Lukaku- E pabesueshme. Ndjehet vërtet si dje.

Zhang- Do të shënosh shumë gola në San Siro apo jo?

Lukaku- Prandaj jam këtu, i mbaj premtimet, e di, apo jo?

Zhang- Faleminderit që u ktheve!

 

LEXO EDHE:

Back to top button