VIDEO / Pritje madhështore për Mertensin e Torreiran në Stamboll

Dries Mertens dhe Lucas Torreira janë dy futbollistët më të rinj të Galatasarayt dhe padyshim afrimet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.

Të dy kanë zbarkuar në Stamboll në orët e para të mëngjesit, por pavarësisht kësaj, mijëra tifozë të skuadrës turke kanë qenë atje për t’i pritur me entuziazëm dhe për t’ua bërë edhe më të bukur nisjen e kësaj aventure. Klubi turk njoftoi se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për shifrën e 6 milionë eurove nga Arsenali, teksa mesfushori uruguaian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Galatasarajn.

Ndërkohë Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me Napolin dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura deri në fund të sezonit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button