(Video) Selami: Regjistrimi i popullsisë përfundoi me sukses

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami në një linjë direkte për Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në vend është përmbyllur me sukses. Selami tha se kanë arritur të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave të Entit të Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikacionet për regjistrim në Maqedoni dhe vet-regjistrim në diasporë janë mbyllur sot në ora 200:00 me çka edhe përfundoi Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut.

Operacioni më i madh statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut zgjati 26 ditë, filloi nga 5 shtatori e deri më  sot në ora 20.

 

LEXO EDHE:

Back to top button