Pas zbulimit të një thesari unik, qyteti suedez i Kiruna po përgatitet për një transformim të plotë dhe zhvendosje në një vend të ri.
Ky vend piktoresk që ndodhet në pjesën veriore të Suedisë, konkretisht në qarkun Norrbotten në rajonin e Laponisë, kishte rreth 17 mijë banorë sipas regjistrimit të vitit 2016. Por tani atyre u janë hapur mundësi dhe sfida të reja sepse një zbulim i rrallë ka shkaktuar nevojën që vendi të ndryshojë plotësisht pozicionin e tij gjeografik.
Individët nga Kiruna mbështesin këtë lëvizje: “Një shans për një jetë më të mirë”
Së fundmi dolën lajme se Kiruna ndodhet mbi minierën më të madhe të mineralit të hekurit në këtë pjesë të Evropës, burimet e së cilës janë planifikuar të përdoren për prodhimin e baterive për makina elektrike dhe turbina me erë. Por ky potencial i jashtëzakonshëm minerar po bëhet tashmë një sfidë për vetë qytetin.
Gjegjësisht, gjatë muajve të fundit nga miniera nxirret minerali çdo ditë në një sasi që mund të krahasohet me lartësinë e gjashtë kullave Eifel. Ky shfrytëzim intensiv i resurseve shkakton deformim të rëndë të tokës në zonën kufitare perëndimore, gjë që mund të vërë në rrezik banorët e vendit sepse rrezikon të “gëlltisë” qytetin.

Sipas njoftimeve, në godinat e spitalit dhe shkollës lokale janë vërejtur çarje, të cilat kërcënojnë seriozisht sigurinë e njerëzve. Përveç kësaj, shumë prej banorëve shprehën mbështetjen për planet e zhvendosjes, duke parë mundësinë për të përmirësuar ndjeshëm stilin e jetesës, raporton britanikja “Mirror”.
Projekti është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026
Projekti për të zhvendosur Kirunën në një lokacion të ri, i cili do të jetë disa kilometra në lindje të atij aktual, është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026. Një nga objektet më domethënëse që do të zhvendoset në kuadër të këtij projekti është kisha e kultit e ndërtuar në vitin 1912.

Miniera e hekurit në këtë rajon është një nga më të mëdhatë në Evropë dhe është në gjendje të prodhojë pothuajse 80 për qind të furnizimeve të nevojshme për Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri e quajti Suedinë një “minierë ari” dhe i bëri thirrje Evropës të mësojë nga situata, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë nga një vend për burimet dhe gazin, siç bëjnë shumë vende me Rusinë.








