VIDEO/ Tenisti spanjoll ‘çmendet’, niset drejt tribunave për t’u rrahur me tifozin!
Tenisti spanjoll, Alejandro Davidovich Fokina, u bë protagonist i një incidenti të rëndë gjatë raundit të dytë në “Australian Open”. Në një moment tensioni, ai tentoi të përleshej fizikisht me një tifoz në tribunë.
Gjithçka nisi kur spanjolli humbi kontrollin pas një pike të humbur. I irrituar nga provokimet e vazhdueshme të një tifozi, Fokina u drejtua menjëherë drejt tribunave.
Dëshpërimi i tij u shndërrua në tërbim, duke detyruar gjyqtarin e ndeshjes, Niko Helvert, të vraponte me shpejtësi nëpër fushë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e kaosit në Mellburn.
🤬 Davidovich se enfrenta con un aficionado tras sufrir una falta de respeto.#AusOpen #AO26 pic.twitter.com/D0tiKKvuEd
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) January 21, 2026







