Video virale: Ushtari ukrainas këndon këngën fituese të Eurovizionit derisa bombat shpërthejnë

Regjistrimi i ushtarit ukrainas duke kënduar këngën e “Kalush Orkestrës” teksa dëgjohen shpërthime në distancë ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale.

“Urime Orkestrës Kalush për fitoren e Eurovizionit nga zemra e Mariupolit. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj! ” ka thënë ushtari nga video e transmetuar nga një TV.

Grupi ukrainas “Kalush Orchestra” triumfoi në Itali të shtunën me këngën “Stefania”, e cila është një shkrirje e muzikës rap dhe tradicionale popullore dhe i kushtohet nënës së frontmenit të grupit Oleg Psyuk. Ukrainasit e riemëruan gjithashtu një rrugë hekurudhore Stefania Express, pas këngës fituese.

Grupi publikoi një video për këngën fituese të dielën, duke treguar pamjet e grave ukrainase duke shpëtuar fëmijët nga qytetet e granatuara dhe të shkatërruara. Nëna e Oleg Psyuk, Stefanija, u tha gazetarëve se ishte shumë e hutuar kur kalimtarët i kërkuan një foto së bashku në një treg në qytetin e saj.

Kujtojmë, anëtarët e grupit Kalush Orchestra morën leje speciale për t’u larguar nga Ukraina, pavarësisht një ligji që ndalon njerëzit e aftë të largohen nga vendi i shkatërruar nga lufta. Ata u kthyen në vendin e tyre pasi fituan Eurovizionin.

LEXO EDHE:

Back to top button