Video / Zhiru me katër gola “fundosi” Seviljën

Sulmuesi francez Oliver Zhiru dhuroi një spekatkël në stadiumin e Seviljes , duke shënuar plot katër gola në portën e skuadrës spanjolle. Skuadra angleze arkëtoi 3 pikë në transferët falë një performansë të jashtëzakonshme të sulmuesit Zhiru.

Goli i parë erdhi në minutën e 8-të, ndërsa tre të tjerët u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zhiru ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 54, para se të kompletojë tripletën në minutën e 74. Ndërkohë goditjen e fundit e realizoi në minutën e 82-të. Me këtë fitore Çellsi siguron vendin e parë në grupin E.

LEXO EDHE:

Back to top button