A jeni gati për bashkëpunimin e Fifit dhe Bardhit? Ja kur do të publikohet

Fifi nuk i ka ndalur projektet e reja këtë sezon dhe shumë shpejt do t’i sjellë fansave një këngë të re që mezi po e presin. Këtë herë, Fifi do të vijë në bashkëpunim me reperin e hitit “Betohemi”, Bardhin.

Ky i fundit ka sjellë deri tani vetëm projekte solo, ndërsa kjo do të jetë kënga e parë bashkëpunim për të. Vetë Fifi e dha më herët lajmin e bukur për këngën e tyre, e cila tashmë sapo është përfunduar.

Madje, kënga e dyshes e ka një datë publikimi, të cilën Fifi e tregoi në emisionin “NIN”.

Bashkëpunimi me Bardhin do të lançohet më 10 dhjetor, ndaj na kanë mbetur vetëm pak ditë për të pritur. Ndërkohë, s’kemi ende asnjë titull për këngën të cilën Fifi e ka konsideruar si një sukses të garantuar.

LEXO EDHE:

Back to top button