Videolojërat që po cenojnë sigurinë e botës

Videolojërat që po cenojnë sigurinë e botës

Lajmi se një ushtarak amerikan dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara në një forum videolojërash, erdhi si befasi për shumë njerëz – por ekspertët thonë se ai nxjerr në pah një sfidë të re gjithnjë e më të zakonshme për shërbimet e sigurisë.

Jack Texeira u regjistrua në Gardën Kombëtare Ajrore – ku ai kishte qasje në materiale sekrete.

Ai është akuzuar për nxjerrjen e dokumenteve të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera, gjoja për t’u bërë përshtypje miqve në grupin Discord, ku ai kaloi pjesën më të madhe të kohës.

Në fakt, zbulimi i materialeve të klasifikuara në grupet e bisedave të videolojërave po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm ndërsa njerëzit që po i zbulojnë ato, shpesh kanë objektiva të ndryshme në krahasim me sinjalizuesit tradicionalë, raporton bbc.

“War Thunder” është një simulator betejash për adhuruesit e videolojërave, i krijuar nga Gaijin Entertainment, kompani e themeluar në Rusi tani e zhvendosur në Budapest, Hungari. Lojtarët përdorin aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues, tanke, artileri dhe armë të tjera për t’u ballafaquar me kundërshtarët e tyre.

Fansat e videolojës kanë kohë që ndajnë dokumente të klasifikuara, duke përfshirë manualet e përdorimit të aeroplanëve luftarakë amerikanë.

“Me të vërtetë nuk ka videolojë tjetër si War Thunder”, thotë një lojtar që u identifikua me nofkën Lukas.

LEXO EDHE:

Back to top button