Vidhet dhe më pas përdhunohet në sy të fëmijëve 31 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku disa persona kanë hyrë dhe kanë grabitur një shtëpi.

Bëhet me dije se hajdutët kanë grabitur një shtëpi, ku jetonte një nënë 31-vjeçe nga Afganistani së bashku me fëmijët e saj.

Ajo në denoncimin e saj në polici është shprehur se ata kanë marrë paratë më pas me dhunë i kanë dhënë që të konsumoj alkool dhe e kanë përdhunuar në sy të tre fëmijëve të mitur.

31-vjeçarja në polici ka thënë se njërin nga autorët kishte arritur ta njihte. Grabitësit kishin marrë bizhuteri dhe 700 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button