Violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli do të performojë nesër në Shkup

Violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli do të performojë nesër në Shkup në ora 20:00 në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Artisti me famë ndërkombëtare, i cili prej vitesh është pjesë e Orkestrës prestigjioze Filharmonike të Vjenës, konsiderohet një nga violinistët më të suksesshëm shqiptarë në skenën evropiane të muzikës klasike. Shkëlzen Doli është i njohur për interpretimet e tij virtuozë dhe për energjinë artistike që sjell në çdo koncert. Përveç repertorit klasik botëror, ai është vlerësuar edhe për promovimin e muzikës dhe kulturës shqiptare në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Koncertet e tij kanë tërhequr publik të gjerë në shumë vende të Evropës dhe më gjerë. Mbrëmja në Shkup pritet të jetë një ngjarje e veçantë kulturore për adhuruesit e muzikës klasike, duke sjellë emocione dhe performancë të nivelit të lartë artistik./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button