Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt kanë ndarë një përqafim emocionues
Evertoni dhe Manchester City kanë filluar ndeshjen e tyre nga ora 18:30 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Të dy klubet angleze kanë në skuadër lojtarët ukrainas dhe pas tensioneve me Rusinë, nuk kishte si këta futbollistë të mos ishin në qendër të vëmendjes. Mykolenko i Evertonit dhe Zinchenko i Cityt ndan një moment emocionues posa dolën në fushën e lojës për t’u ngrohur.
Amazing moment at Goodison Park between Zinchenko and Mykolenko 🇺🇦 😢 ❤️ pic.twitter.com/8cdozCocnw
— Arlo White 💙 (@arlowhite) February 26, 2022
Zinchenko & Mykolenko sharing an embrace during the warm-up.
❤️🇺🇦pic.twitter.com/dZ6mfzLJqM
— SPORTbible (@sportbible) February 26, 2022
Posa këta dy lojtarë ukrainas u përqafuan mes veti, morën edhe duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit “Goodison Park”. Në këtë moment, Zinchenkon e ‘tradhtuan’ lotët, pasi filloi të qajë.
Oleksandr Zinchenko in tears as Manchester City and Everton show their support of Ukraine before their game 🇺🇦
(via @footballdaily)pic.twitter.com/7P7QvwQkpI
— B/R Football (@brfootball) February 26, 2022








