Viti i Ri: Hotelet e mëdha në Ohër janë mbushur deri në 20%

Viti i Ri: Hotelet e mëdha në Ohër janë mbushur deri në 20%

Gazetar: Miki Trajkovski

Turistë të shumtë vendor dhe një numër i vogël i turistëve të huaj, kryesisht nga Serbia dhe Bullgaria fqinje, kanë ardhur në Ohër për Vitin e Ri, raporton Alsat.

Por hotelierët në Ohër dhe Strugë ankohen për kapacitet të dobët. Hotelet më të mëdha janë të mbushura nga 10 deri në 20%, ndërsa situata është më e mirë në objektet më të vogla dhe ato që kanë spa qendra që janë me kapacitet të plotësuar 50 deri në 70%.

“Këtë vit kapacitetet tona janë të mbushura diku 50-60%. Mysafirët vendor janë dominues, ndërsa kemi një përqindje shumë të vogël të mysafirëve nga Serbia dhe Bullgaria. Ky është një numër i parëndësishëm. Të gjithë që vijnë janë mysafirë individualë, nuk kemi udhëtime të organizuara. Në periudhën para pandemisë Ohri ishte përplot autobusë me turistë që vinin të organizuar, por këtë vit situata nuk është e tillë”, tha Zoran Jovançev-menaxher i hotelit në Ohër.

Ciceronët turistik thonë se ka pasur anulime të shumta ditëve të fundit.

“Ata që kanë kontrata afatgjata me agjencitë turistike nga Mali i Zi, Kroacia dhe Bullgaria, ku situata tashmë po përshkallëzohet dhe që tashmë po mbyllen, për fat të keq do të mbeten pezull këtë Vit të Ri dhe do të përballen me shumë humbje”, tha ndër të tjera Kliment Naumov – ciceron turistik.

Në Strugë qyteti është mbushur me mërgimtarë, të cilët kanë ardhur në vendlindje për festat e fundvitit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button