fbpx

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra, mungesa e librave shqetësim për nxënësit


Mungesa e librave për arsimin fillor dhe të mesëm, do të jetë edhe një shqetësim shtesë për nxënësit dhe drejtuesit e shkollave, në vitin e ri shkollor. Edhepse nga Ministria njoftuan se shpërndarja e librave tashmë ka nisur, drejtorët e shkollave thonë se ajo po realizohet me ritëm të ngadalësuar dhe jo me numër të mjaftueshëm të librave. Në shkollën “Bajram Shabani” të fshatit Kondovë, kryesisht janë shpërndarë libra të Kembrixhit, për klasën e parë, të dytë dhe të tretë.

Problemi më i madh është për librat që nuk janë të Kembrixhit, aty kemi mungesë më të madhe se ato libra janë më shumë të dëmtuara, se më shumë vite përdoren. Ne si shkolla, mendoj se të gjithë e kanë kryer obligimin për porositjen e librave që i kemi, do të presim. Librat kanë filluar të shpërndahen, normal që secili ka formular, ne mbajmë evidencë, mirëpo jemi në pritje, edhe shumë libra nuk kanë mbërri në kohë, nuk e dimë se me cilat shtëpi të botimit ka kontratë Ministria e Arsimit – deklaroi Mensur Jakupi, drejtor i Sh.f “Bajram Shabani” Kondovë.

Për dallim nga shkollat fillore, në shkollat e mesme problematike paraqiten librat për drejtimet profesionale, shumë prej të cilave nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Drejtimi ekonomik me të vërtet kemi pak probleme, I cili problem nuk është se varet nga ne, varet nga institucionet më të larta të cilat nuk është se ka libra të përkthyera për këto drejtime. Profesorët kanë pasur libra adekuat të cilët janë me planin të cilën ato duhet ta zhvillojnë. Me profesorët kanë pasur diktime të shkurtra, profesorët kanë gjetur material adekuate për ata nxënës, kështu që janë gjendur disi për ta zhvilluar procesin edukativo arsimor ashtu siç duhet – u shpreh Nezrane Rutemi, profesoreshë në SHMQSH “Saraj”.

Përve¬ç shpërndarjes së librave të reja, nxënësit e shkollave në fjalë gradualisht po kthejnë në shkollë edhe librat që përdorën gjatë vitit të kaluar shkollor. Vitet e fundit, thuajse të gjitha shkollat në vend kanë probleme me furnizimin e librave. Pavarësisht mungesës së shumë teksteve shkollore, ato që u shpërndahen nxënësve janë shumë të dëmtuara. Mungesë më e madhe e librave vërehet në lëndët: gjuhë shqipe për klasën e gjashtë dhe të nëntë, gjuhë maqedonase, histori, gjeografi arsim qytetar dhe të tjera.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button