fbpx

Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht


Protesta kundër mësimit tërësisht nga distanca është shtyrë për më datë 31 gusht 2020 (e hënë) për shkak të festës së madhe ortodokse të Shën Mërisë, njoftojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme (UNSHM).

“Kërkojmë mirëkuptim nga opinioni publik për këtë vendim të cilin e morëm duke pasur parasysh rëndësinë e festës fetare. Protestojmë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillim të mësimit tërësisht nga distanca, respektivisht nga shtëpia. Ne angazhohemi për model të kombinuar dhe varësisht nga ajo çka lejojnë kushtet epidemiologjike në nivel lokal të aplikohen metoda adekuate”, thonë nga UNSHM.

Ruta e protestës sipas tyre, mbetet e njëjtë – fillohet para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe vazhdohet deri para objektit të Qeverisë së RMV-së.

“I ftojmë mësimdhënësit dhe prindërit të cilët angazhohen për qasje të këtillë të decentralizuar, në vend të një zgjidhjeje të vetme për të gjitha grupet, të na bashkëngjiten. Së bashku jemi më të fortë”, theksohet në kumtesën e UNSHM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button