Johnson: Rreziku që fëmijët të infektohen me Covid-19 në shkollë është shumë i vogël
Alsat
24.08.2020 08:40
Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje prindërve që në shtator t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, duke sqaruar se do të ishte një hap kyç për rimëkëmbjen e vendit dhe ekonominë e saj nga efektet e pandemisë së koronavirusit.
“Rreziku që fëmijët të infektohen me Covid-19 në shkollë është shumë i vogël dhe është shumë e dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e tyre që të mos shkojnë në shkollë”, tha Johnson.
Prandaj, shtoi ai, është e rëndësishme që fëmijët të kthehen në klasa për të studiuar dhe të jenë me shoqërinë e tyre, transmetojnë mediat britanike.
“Asgjë nuk do të ketë ndikim më të madh në shanset jetësore për fëmijët tanë se sa kthimi në shkollë”, tha kryeministri britanik.