Viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme përfundon nesër, për filloristët më 14 qershor

Viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme përfundon nesër, për filloristët më 14 qershor

Mësimi i vitit shkollor 2022/2023 nesër (9 qershor) do të përfundojë për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore dita e fundit e mësimit do të jetë 14 qershori.

Prolongimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është shkaku i zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energji elektrike për ngrohje nëpër shkolla, kështu që gjysmëvjetori i dytë në vend se në 18 janar asokohe filloi më 23 janar.

Datat janë shënuar edhe në kalendarët e modifikuar të MASH-it për organizimin e punës për këtë vit shkollor të cilat u janë dorëzuar shkollave.

LEXO EDHE:

Back to top button