Vjen dënimi i parë për Olimpik Lionin

Në mbledhjen e fundit, Komisioni Disiplinor i Ligës së parë në Francë, ka dhënë dënimin e parë ndaj Olimpik Lion pas sulmit që i është bërë yllit të Marsej, Dmitri Payet.

Komisioni ka marrë vendim që stadiumi i Lionit të jetë me dyer të mbyllura për një kohë të pacaktuar. Sa i përket fatit të ndeshjes me Marsejin, vendimi përfundimtar do të merret më 8 dhjetor.

Ndeshja tjetër në shtëpi e Olimpik Lionit kundër Reimsit, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor (21:00), do të luhet pa tifozë. Deri më tani, policia franceze ka arrestuar katër persona për këtë rast.

LEXO EDHE:

Back to top button