VLEN: BDI-ja ka humbur rrugën në oborrin e vetë

VLEN: BDI-ja ka humbur rrugën në oborrin e vetë

Koalicioni VLEN akuzon kryeministrin teknik, Talat Xhaferi dhe deputetin Arbër Ademi se nëpërkëmbën elitën intelektuale, respektivisht atë të Universitetit të Tetovës duke mos dashur qëllimisht të nënshkruajë marrëveshjen e re kolektive me të cilën do të rregullohet rritja dhe harmonizimi i pagave të tyre. Sipas Blerant Ramadanit nga koalicioni VLEN, Xhaferi nënshkroi marrëveshje me sindikatën e “Shën Kirilit dhe Metodit”, por nuk dëshiron të nënshkruaj marrëveshje me sindikatat e UT-së dhe “Nënë Terezës”. VLEN premton që pas 8 majit, marrëveshja e re kolektive me sindikatat e universiteteve shqiptare do të ketë përparësi.

“Meqë jeni të paaftë të ndërtoni një rrugë, të hapni një shkollë, të miratoni një ligj dhe së fundmi të mos nënshkruani një marrëveshje kolektive. Meqë ditët i keni të numëruara, nga sot edhe 60 ditë kanë ngelur deri në ikjen tuaj në opozitë, ndërsa VLEN apelon deri tek qytetarëve dhe punonjësit e këtyre universiteteve që të mos dorëzohen deri në realizimin e të drejtave të tyre kushtetuese. Pas 8 majit elita intelektuale do të zë vendin e merituar në shoqëri”, deklaroi Blerant Ramadani, Koalicioni VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button