VLEN e vlerëson si provokim të rëndë, të ulët dhe të rrezikshëm rivendosjen e përmendores së Qosetos në Shkup
VLEN e vlerëson si provokim të rëndë, të ulët dhe të rrezikshëm rivendosjen e përmendores së Qosetos në Shkup
VLEN e vlerëson si provokim të rëndë, të ulët dhe të rrezikshëm rivendosjen e përmendores së Andon LLazov- Qosetos në Shkup.
Siç thuhet në reagimin e VLEN rivendosja e kësaj figure të errët dhe të dhunshme që simbolizon urrejtjen, dhunën dhe përçarjen është orkestruar nga Aleanca destabilizuese BDI – Levica – Danella Arsovska, e cila po tenton të ndezë zjarrin e përçarjes ndëretnike në zemër të Shkupit.
“Ky nuk është akt naiv. Është një provokim i qëllimshëm, i mirëplanifikuar dhe thellësisht antishqiptar, që vjen nga një treshe politike e rrezikshme për paqen, për stabilitetin dhe për kohezionin e brendshëm të vendit. VLEN nuk do të heshtë para këtij turpi dhe as qytetarët nuk do të gëlltisin më mashtrimet e vjetra të BDI-së dhe partnerëve të saj ekstremistë. VLEN dënon me forcë këtë tentim për destabilizim, që nuk është as spontan, as i rastësishëm, por pjesë e një skenari më të gjerë politik të cilin qytetarët tashmë e njohin. BDI, Levica dhe Arsovska janë një treshe toksike që ushqehen me krizë dhe ndasi, një kërcënim i hapur për paqen dhe kohezionin tonë shoqëror”, tha Driton Sulejmani, VLEN./ Alsat.mk








